Sërish aksident në “udhëkryqin e aksidenteve” në dalje të Tunelit në lagjen Bair

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në dalje të Tunelit në lagjen Bair të Mitrovicës.

Sipas dëshmitarëve fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa ky vend tashmë kanë marrë epitetin si “udhëkryq i aksidenteve”, shkruan Jepi zë.

Në bazë të fotografive dhe dëshmive nga qytetarë, vetura ka goditur një veturë tjetër nga mbrapa.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës e cila po mirret me shkaqet e aksidentit.

Ndryshe në qytetin Mitrovicës, janë tre vende ku shkaktohen më së shumti aksidente, ai tek rruga e Ulqinit ( udhëkryqi që lidh Shipolin me Zhabarin dhe Tavnikun), tek varrezat e serbëve (hyrja në qytetin e Mitrovicës, dhe ky në dalje të Tunelit në lagjen Bair./ Jepi zë

Lexo edhe:  Zjarri te ‘Iliria Parket’ në Drenas, dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 500 mijë eurove