Banorja e BBVA3, mes lotësh flet për luftën në Kosovë: S’e kemi ditë çka kemi me hëngër për darkë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Prime-in e radhës të spektaklit të njohur BIg Brother VIP Albania 3, këngëtarja e cila është në garë për çmimin e madh, Arta Kabashi ka bërë një rrëfim emocionues për publikun.

Luftën në Kosovë e përjetoi teksa ishte ende fëmijë, por që kujtimet i ka goxha të freskëta.

Ajo mes lotësh tregoi për tentimet që i kishin bërë së bashku me familjen e saj për të mbetur gjallë.

Mes frikës për përdhunim, ajo tregoi se kanë ndjerë edhe frikën e mungesës së të ushqyerit.

“Kur ka hy ushtria u kanë një tmerr. Ka pasur momente kur s’e kemi ditë çka kemi me hëngër për darkë. Pasi u kthyem në Kosovë e kemi gjetur shtëpinë e kallur dhe të gjitha kujtimet e kallura”, shprehet Arta me lot në sy.

Lexo edhe:  Në mes të New York-ut shfqen disa fotografi të luftës së fundit në Kosovë