Serbia e rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Në Serbi ka filluar nisma për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Lajmin e ka konfimruar ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili tha se shërbimi do të zgjasë katër muaj

“Sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes do të nisin zyrtarisht një iniciativë me presidentin dhe komandantin e përgjithshëm për anulimin e vendimit për pezullimin e shërbimit ushtarak, pra për riaktivizimin e ligjit që përcakton shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Vuçeviq.

Ai ka përkujtuar se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi asnjëherë nuk është hequr, por vetëm është pezulluar dhe se për këtë do të fillohet një diskutim i gjerë publik.

Lexo edhe:  Trupi i Sokol Halilit dërgohet në Emergjencë