Vrasja në Bon Vivant, Andi Pajazitit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

I dyshuari për vrasjen në lokalin “Bon Vivant” më 4 gusht të vitit të kaluar, Andi Pajaziti, me vendimin e fundit të Gjykatës së Prishtinës do të vazhdojë të mbetet në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Masa e paraburgimit të njëjtit i është vazhduar deri më 5 mars të vitit 2024.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.P, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04.01.2024 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që të pandehurit A.P i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj. Masa e paraburgimit të pandehurit iu është vazhduar deri më datë 05.03.2024”.

Nga gjuajtja me armë në Bon Vivant kishte mbetur i vdekur Kastriot Ramadani.

Të plagosur nga rasti kishin mbetur edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa lëndime kishin pësuar 13 persona të tjerë.

Lexo edhe:  Arrestohet gruaja shqiptare që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin në Itali