Aksident në Mitrovicë, një person goditet nga një motoçikletë

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku si pasojë është lënduar një motoçiklist dhe një këmbësor.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku tregojë se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.

“Sonte, rreth orës 21:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën ” Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë, në aksident  janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor, si pasoj e aksidentit këmbësori dhe motoçiksiti kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti për Indeksonline./Indeksonline/

Lexo edhe:  Burri në Rahovec ngacmon seksualisht një grua, përleshet fizikisht me djalin që i doli nënës së tij në ndihmë