Serbët vendosin sërish flamurin e tyre mbi kalanë e Zveçanit

Mëngjesin e sotëm u raportua nga qytetarët se flamuri serb që zakonish valvitej në kalanë e Zveçanit, është larguar.

Për disa orë, kalaja u pa pa flamurin e zakonshëm mbi muret e saj, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, flamuri serb u rivendos sërish në vendin e njëjtë, pak kohë më pas.

Mësohet se arsyeja e largimit të flamurit, kishte qenë dëmtimi nga kushtet atmosferike.

Qytetarët i kanë thënë “Jepi zë” se flamuri u largua nga serbët për t’u ndryshuar me një të ri.

Lexo edhe:  E rëndë: 45-vjeçarja në Ferizaj konsumon mbidozë ilaçesh, ndërron jetë në spital