E dhimbshme: Ky është 51-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 buzë liqenit në fshatin Livoç i Epërm i Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Mesohet se viktima është 51-vjeçari, Ragip Byqmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në vendngjarje pranë trupit të pajetë të 51-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lexo edhe:  KFOR me 30 dhjetor stervitet në Ujman, do të përdoren edhe anijet