Serbët në Veri protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe

Një protestë është mbajtur sot në pjesën veriore të Mitrovicës kundër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe.

Siç raporton mediumi Kossev, protesta është mbajtur për shkak se Vuçiq dhe LS “nuk i plotësuan” kërkesat që një grup i qytetarëve i paraqiti në protestën e kaluar më 8 janar të këtij viti.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i cili tha se protesta ka përfunduar e qetë dhe se zyrtarët policor kanë qenë prezent deri në përfundim të protestës .

“Ju njoftojmë se sot me datën 28.01.2023 në ora 12:00, në sheshin e qytetit (Mitrovicë Veri) është mbajtur një protestë. Njesite policore kanë qenë prezent para fillimit e deri në përfundim të protestës. Protesta ka përfunduar e qetë” – ka thënë Kelani.

Më 8 janar disa qytetarë ishin mbledhur në shëtitoren në Mitrovicë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar si tubim kundër “tradhtisë së lartë” të Vuçiqit dhe “torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve, shantazheve” të Listës Serbe.Të pranishmit kishin shpalosur një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”.

Lexo edhe:  Tragjedia në Gramsh, shefi i zjarrfikësve tregon si u mbytën katër persona