FSK-së pritet që shpejt t’i shtohen disa snajperë të rinj

FSK-së së shpejti do t’I bashkohen disa snajperë të rinj. Kështu po njofton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka thënë se komandot e Njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, po trajnohen në Jordani për operim me snajper.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir. Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!,”- ka shkruar Mehaj.

Lexo edhe:  Gjashtë vjet burg për dy persona, trafikuan një grua me qëllim për ta shfrytëzuar seksualisht