Serbët e ‘shkatërrojnë’ skuadrën shqiptare, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas ndeshjes së skuadrës së Tërnocit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar se skuadrës shqiptare i janë përjashtuar tre kartonë të kuq dhe qëllimi është që Tërnoci të eliminohet nga Liga.

Ky është njoftimi i Kamberit:

3 kartona të kuq për lojtarët e KF Tërnocit në minutin e 65′ të ndeshjes së zhvilluar në Vlladiçin Han në fakt janë kartona të kuq për shqiptarët në përgjithësi.Eliminimi nga Liga në të cilën KF Tërnoci po garon është qëllimi kryesor i këtij skandali të paparë deri më tash.Atyre po i pengon prezenca e KF Tërnocit në këtë garë. Vendosmëria e lojtarëve e entuziazmi i ekipit që po udhëheq me klubin.Gati e gjithë pjesa tjetër e ekipit është ndëshkuar me kartona të verdhë dhe si pasojë është ndërprerë ndeshja.Kjo është e padrejtë. Kjo është pasqyra më e mirë se sa pak na dojnë e sa shumë i pengojmë. Qoftë edhe në fushë e poashtu edhe në garë.Ftoj Federatën e futbollit që të ndalojë menjëherë këto padrejtësi.KF Tërnoci as nuk shuhet e as nuk eliminohet. Ai, nganjëherë edhe mund të humbë, por në garë e në fushë. Jo me referë të pacipë e me qëllime tendencioze.Kartoni i kuq i referit në Vlladiçin Han mund edhe të ketë eliminuar nga loja Herolindin, Basrijën e Notin, por asnjëherë nuk do ta vrasë vullnetin e tyre për të shkëlqyer për KF Tërnocin.

 

Lexo edhe:  Ja kur nis meçi mes Furyt dhe Usyk