Së shpejti Prishtina bëhet si Big Brother, vendosen kamera me inteligjencë nëpër rrugë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së shpejti do të fillojë vendosja e kamerave të sigurisë në kryeqytet.

Rama ka thënë se këto kamera që një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, do të ndihmojnë që përmes policisë, të bëhet identifikimi i personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.

Kamerat do të monitorohen nga Policia e Kosovës.

“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.

Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak. Kryeqyteti do të jetë më i sigurt” shkruan Rama në njoftim.

Lexo edhe:  Aktori turk: Vajza ime është gjallë nën rrënoja, po i dëgjohet zëri