Autosalloni që iu vendos bomba me telekomandë në pronësi të vëllezërve Andi dhe Ardi Pajaziti

Të hënën në mbrëmje një person dyshohet se ka vendosur mjet shpërthyes – bombë me telekomandë pranë një autosalloni në magjistralen Ferizaj-Prishtinë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas tyre njësiti për deminim e ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Insajderi mëson se bëhet fjalë për autosallonin “Auto MK”. I njëjti është në pronësi të vëllezërve të Ardi dhe Andi Pajaziti.

Gazeta ka tentuar të kontaktoj me familjarët si dhe me menaxherin e autosallonit për rastin në fjalë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

“Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ardi dhe Andi janë emra të njohur për organet e drejtësisë. Andi i njohur me nofkën “Italiani”, aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e Kastriot Ramadanit, ngjarje që ndodhi në lokalin ‘Bon Vivant’ në gusht të vitit të kaluar.

Ndërsa Ardi Pajaziti kishte qenë i përfshirë në një konlfikt me Hamdi Novobërdaliun. Ky i fundit kishte shtënë me 21 plumba në drejtim të veturës që po e voziste Ardi Pajaziti në tetor të vitit 2020.

Lexo edhe:  “Kam qenë në depresion”, Blero flet për pjesën më të vështirë të jetës