Santiana flet për qenin e saj: E kam ble 850 euro, ka pasaportë edhe e kam çu në spital me marrë infuzion

Santiana po vazhdon të angazhohet në shtëpinë e “BBVK”, me debate e deklarata të kohë pas kohshme.
Së fundi ajo ka ndarë një detajë interesant, shkruan lajmi.net.

Në një bisedë që ajo kishte me banorët në dhomën e gjumit, ajo ka folur mbi lidhjen e veçantë me qenin e saj, të cilin ajo thotë ta ketë blerë 850 euro.

“E kam blerë 850 euro, është me pasaportë. Ia kam bërë vaksinat e të gjitha, e ka pasur virusin e kam quar në spital të qenve e kam lënë aty, me infuzione e gjëra. Vdes për të”, ka thënë pos tjerash Santiana.

“Idenë se keni se sa shumë më dojnë qentë mua, çdo qen që unë e kam parë vjen dhe më lëpin, edhe qeni më i egër të jetë”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe:  Spitali i Mitrovicës hap konkurs për 10 pozita të lira