Santiana e Buci të pandashëm, kapen pas prime-it në momente të afërta me njëri-tjetrit
Dy banorët ndër më të komentuarit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Santiana e Buci kanë gjetur sërish paqe me njëri-tjetrin pas paralajmërimit të të dashurës së këtij të fundit.
Që në atë prime, Buci vendosi t’i largohej Santianës duke ndërprerë afërsinë e madhe që dyshja e kishin, ndonëse thanë që ishte e gjitha lojë.
Pas disa debateve e fjalëve të rënda për njëri-tjetrin, mbrëmë duket se dyshja gjetën pak paqe me njëri-tjetrin ku u kapën nga kamerat teksa kërcenin të përqafuar.
E, në një moment Buci u pa teksa ia fshinte lotët Santianës.