Butrint Imeri sot feston ditëlindjen, merr dhuratë një kali

Sot feston ditëlindjen njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Bëhet fjalë për Butrint Imerin, artistin e shumë hiteve muzikore i cili sot ka arsye për të festuar.

Butrinti e festoi ditëlindjen mbrëmjen e kaluar me miqtë dhe personat e zemrës. Përpos fotove nga atmosfera e krijuar, ai zbuloi se dikush i ka dhuruar një kalë.

Dhurata ma speciale prej një miku ma special‘-shkruan Butrinti, teksa pozon krah kalit i cili mban dhe një tufë lule të kuqe.

Mesa duket Butrinti paska dashuri për kalin, e miku i tij ‘anonim’ për publikun ka ditur sesi ta surprizojë në mënyrën më të veçantë. Kujtojmë se Butrinti ka lindur në Gjermani me datën 3 korrik në vitin 1996, dhe sot ka mbushur plot 27-vite jetë.

Lexo edhe:  Blero shuan kureshtjen, tregon se a u pagua nga ‘BBVK