Sami Lushtaku i çon mesazh Qeverisë nga Skenderaj i mbushur me flamuj amerikanë
Nënkryetari i Skenderajt dhe zyrtari i spikatur i PDK-së, Sami Lushtaku i ka çuar mesazh Qeverisë Kurti.
Ai ka publikuar një fotografi nga Skenderaj i cili është mbushur me flamuj amerikanë, duke ia vënë mbishkrimin “faleminderit Amerikë”.
Ky veprim i Lushtakut vjen pas tendosjes së raporteve të Qeverisë Kurti me SHBA-të.
Deri tek kjo, erdhi pasi që amerikanët akuzuan Qeverinë se “krye në vete” dhe pa dakordim vendosën të dërgojnë Njësi Speciale në veri për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të komunave në objektet komunale.