Sa do t’i kushtojnë Shtetit shtesat prej 50 e 100 euro e kush do përfitojë nga to, Kurti bën përllogaritjet

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar edhe në Facebook, për masat që përfshihen në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin.

Kurti ka thënë se do të ndajnë 150 milionë euro për këtë pako.

Sipas Kurtit, përmes subvencionimit të atyre që kursejnë energjinë do të përfitojnë të gjitha familjet e Republikës sonë, rreth 300 mijë sosh, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.

“Në përkrahje të qytetarëve tanë, në muajt në vijim, do të ndajmë rreth 150 milionë euro për Pakon për Përballjen me Inflacion. Përmes subvencionimit të atyre që kursejnë energjinë do të përfitojnë të gjitha familjet e Republikës sonë, rreth 300 mijë sosh, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:  Njeriu që “parashikoi” tërmetin e frikshëm në Turqi