“Rrugët ishin të bllokuara nga persona të maskuar dhe me uniforma” – Qytetari rrëfen kthimin nga veriu

Një qytetar ka rrëfyer kthimin nga fshati Kushtovë, komuna Leposaviq, pas situatës së tensionuar në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Vehbi Beqiri ka thënë se rrugët ishin të bllokuara nga persona të maskuar dhe me uniforma në fshatin Rudarë.

Ai ka thënë se është detyruar të kthehet duke shfrytëzuar rrugët alternative në fshatrat e Shalës, e ashtu kanë vepruar edhe shumë bashkëvendas të tij.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, posa u ktheva nga fshati Koshtovë , komuna Leposaviq, rrugët ishin të bllokuara nga përsona të maskuar dhe me uniforma ne fsh. Rudare, Zhazhë hyrja nga Zveqani dhe Bajskë. U detyrova të kthehem dhe ti shfrytëzoi rruget alternative nga fshatrat e Shalës. Shumë bashkëvendas u detyruan të bejnë të njejten.

Shpresojmë ndërhyrjen e organëve për të debllokuar qarkullimin e lirë dhe largimin e huliganëve të uniformuar dhe maskuar!

Të shpresiojmë në ditë më të mira edhe në këtë pjesë të Republikës së Kosovës!

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që vdiq pasi u aksidentua në Drenas