Policia vendoset në fshatin Rudar të veriut!

Rreth tri kilometra larg fshatit Rudar në Leposaviq janë vendosur njësi të Policisë së Kosovës

Në Rudar janë vendosur makineritë e rënda të mbushura me zhavor nga qytetarët serbë të asaj ane, ndërsa KALLXO.com mëson se janë parë edhe qytetarë te maskuar në këto zona dhe të njëjtit kanë vendosur makineritë e rënda.

Rruga e cila të dërgon drejtë Leposaviqi është e bllokuar ndërsa KALLXO.com mëson se një situatë e njëjtë është edhe në rrugën e cila dërgon drejt Zubin Potokut. Më saktësisht në këtë komunë në fshatin Zupq janë krijuar bllokada të tjera për të mos lejuar qarkullimin me automjete.

Në anën tjetër sipas informacioneve që posedon KALLXO.com, një ekip i zyrtarëve policorë të pikës kufitare Jarinjë nuk kanë arritur që të kryejnë ndërrimin pasi është bërë bllokimi.

Të dy pikat kufitare janë mbyllur ndërsa Policia ka bërë thirrje që të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare.

Përgjatë rrugës që të dërgon në komunën e Leposaviqit janë parë edhe karabinierët të cilët janë duke bërë vëzhgimin dhe mbikëqyrjen e situatës së krijuar në veri të Kosovës që nga ora 18:00.

Lexo edhe:  Kërcënoi menaxherin dhe puëntorët e HIB-it në Prizren, ky është i dyshuari që përfundoi në ndalim policor