Rruga “xham”, aksident në hyrje të tunelit në Mitrovicë

Para pak çastesh është shkaktuar një aksident trafiku në hyrje të tunelit në Mitrovicës.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga ky aksident zingjiror, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrëshqitjes.

Sipas pamjeve, shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa për të lënduar nuk është raportuar.

Kjo rrugë është njëri nga vendet t ku ndodhin më së shpeshti aksidente trafiku, ndërsa në të kaluarën ka pasur raste kur shoferët dhe pasagjerët kanë pësuar lëndime të rënda.

Ndryshe Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët të bëjnë kujdes gjatë ngasjes së veturave, sidomos në këtë kohë kur kemi ngrica dhe mjegull.

Lexo edhe:  NATO do t’i sjellë 700 trupa shtesë në Kosovë