Rrokullisja e autobusit te “Kroi i Mbretit”, 22 udhëtarë morën trajtim në QKUK

22 të lënduarit nga aksidenti me autobus  në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, ka thënë për Ekonomia Online se të lënduarit kanë marrë trajtim në emergjencë dhe se gjendja e tyre është stabile.

“22 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpoi”, ka thënë Syla.

Kujtojmë që një autobus urban është rrokullisur dhe ka përfunduar poshtë rrugës tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit” në afërsi të Parkut të Biznesit, magjistralja Prishtinë-Pejë.

Për shkak të reshjeve të fundit të borës dhe temperaturave të ulëta, sot gjatë ditës nëpër Kosovë janë raportuar aksidente të shumta e dalje nga rruga të automjeteve.

Lexo edhe:  Prizren: Burri narkoman ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, ajo detyrohet të kërkojë ndihmën e Policisë