Rritet çmimi i bukës në 60 cent në furrat e Prizrenit

Valës së ngritjes së çmimeve, nga sot i janë bashkuar edhe furrtarët prizrenas.

Sipas shoqatës së furrtarëve të Prizrenit, një gjë e tillë është bërë pasi shumë produkte janë shtrenjtuar, dhe nga dita e sotme edhe çmimi i bukës do të ketë rritje, kanë theksuar përfaqësues të kësaj shoqate për TV Prizreni.

Sipas tyre, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 0,60 cent, 20 cent më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet që nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në moshë mjaft të re, Andi Bajraktari