Sekuestrohen 8 armë nga Policia Rajonale e Prishtinës

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, gjatë fundjavës që kaloi në raste dhe lokacione të ndryshme, janë gjetë dhe sekuestruar 8 armë prej tyre dy armë të ftohta- thika.

Ndaj personave të dyshuar, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Lexo edhe:  Prizrenasi shkel urdhrin e mbrojtjes, e kërcënon bashkëshorten e tij