Rrebesh shiu e bubullima, ky është moti për vikend dhe javën e ardhshme!

Fundjavë me mot të ndryshueshëm, diell dhe të reshura shiu. Nga dita e diel rënie e temperaturave. Java e ardhshme fillon me mot më stabil.

9.09.2022 – Me të reshurat e shiut që ranë sot në vend, ditëve të fundjavës po parashihet mot i ndryshueshëm.

Ditën e shtunë do të ketë më shumë intervale me diell, por se orëve të pasdites lokalisht priten edhe të reshura shiu, e ditën e diel në formë rrebeshesh me bubullima.

Nga dita e diel edhe temperaturat pësojnë një rënie më të ndjeshme.

Fillimi i javës së ardhshme do të përshkohet me mot kryesisht më stabil me vransira dhe më shumë diell ditën e mërkurë. Të hënën mbeten mundësi për reshje lokale orëve të pasdites.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Vende-vende mund të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies që shtynë indeksin shkurtimisht të kaloj edhe në vlera mesatare.

10.09 – Shumë ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

11.09 – Fillimisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.09 – Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

13.09 – Pjesërisht vranët.

14.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin nga 17C edhe deri në 9C javën e ardhshme, ndërsa maksimalet zbresin deri në 20C ditën e hënë, e më pas shënojnë rritje deri në 25C, të mërkurën.
Të shtunën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-12m/s, e nga dita e diel prej verilindjes.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, më pas me tendencë të rritjes.

Lexo edhe:  Kërcënohet një polic në Mitrovicë e Veriut