Vjen njoftimi nga Gërvalla: Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla.

Russia is attacking 🇽🇰 in a hybrid attack today, following our announcement of support in military equipment for Ukraine in its justified defense against Russian genocidal aggression. We know from Serbia’s genocide against 🇽🇰 that only military means do halt genocide. 🇽🇰✌️🇺🇦 pic.twitter.com/DfSAzUMG2u

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz)
May 7, 2024

Lexo edhe:  “Nipi më tha që fëmijët s’janë të tutë”, trondit burri në emision