Rrahje te RTK-ja, punëtori i televizionit dyshohet se sulmoi brutalisht kamerierin e bufesë

Të mërkurën në mbrëmje ka ndodhur një incident në Radio Televizionin e Kosovës, te bufeja e objektit të televizionit, ku dyshohet se ka pasur rrahje, në të cilën është përfshirë një punëtor i RTK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, një punëtor i Teknikës po dyshohet se e ka sulmuar kamerierin e bufesë, pas një mosmarrëveshje momentale.

Sipas informacioneve të para, rrahja ka qenë brutale dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë Rajonale në Prishtinë, por kanë thënë se s’ka informacione, teksa drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Lexo edhe:  Prokuroria flet për Komunikatën 59 kundër Gani Gecit: Rexhep Selimi e ka nxjerrur zbuluar Hashim Thaçin