Juli i përmend Romeos romancën e Donaldit me Beatrix, bën deklaratën e fortë

Raportet mes dy aktorëve, Jul Deda dhe Romeo Veshaj, duket se sa vijnë dhe përkeqësohen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mes një sërë debatesh me njëri-tjetrin, pas prime-t të djeshëm, Juli i ka përmendur Romeos historinë e vëllait të tij, Donaldit me këngëtaren Beatrix, teksa ishin pjesë e “Big Brother VIP 1”.

Juli ia përmendi historinë Romeos për t’ia krahasuar atij me situatën aktuale ku ndodhet, pra raportin me Heidin.

Më pas aktori tha se pritet që Romeos t’i hyjë në shtëpi ‘ndonjë nga jashtë’, ashtu sikur Bora Zemani për Donaldin.

“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, i tha Juli Romeos.

Lexo edhe:  Tuna me akuza të mëdha ndaj Patrisit, e krahason me jashtëqitje