Rrahje mes punëtorëve në fabriken e kërpudhave në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme në fabrikën e kërpudhave në qytetin e Mitrovicës, ka pasur një incident në mes të punëtorëve, i cili ka përfunduar me sulm fizik ndaj një 43-vjeçari.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një fjalosjeje lidhur me disa materiale të porositura nga drejtori i fabrikës, ku 43-vjeçari kishte fotografuar ato për t’ia dërguar eprorit si dëshmi. Aty ai ishte përballur me sharje e ofendime nga kolegu i tij, i cili më pas edhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte në kokë.

43-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore janë vënë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar sulm.

Lexo edhe:  OVL-UÇk organizon protestë pasi Gjykata Speciale i ndaloi vizitat për Thaçin, Veselin dhe Selimin