Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy persona përfundojnë në spital
Një rrahje mes disa personave raportohet se ka ndodhur në pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Jakov Xoxa”.
Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë bërë të ditur për redaksinë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Sipas të njëjtëve, nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda në fytyrë.
Dy persona të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në këtë përleshje ndërkohë janë shoqëruar në stacionin policor, për t’u marrë në intervistim.
Njësitet policore tashmë kanë dalë në vendngjarje ku kanë bërë ekzaminimin e vendit dhe marrjen e provave.