Një shqiptar theret me thikë në Londër – U gjet i vdekur në veturë, policia jep detajet e fundit

Një person është gjetur i vdekur në një veturë në veri-perëndim të Londrës rreth orës 17:30 ditën e hënën dhe tashmë policia e ka indentifikuar atë, raporton Sinjali.

Bëhet fjalë për shqiptarin, Bajram Luli që u gjet i therur me thikë në veturë në vendin e quajtur Sudbury Heights Avenue, Greenford

Familja e viktimës është informuar për rastin dhe se policia angleze është në kërkim të dyshuarit të këtij krimi makabër që me thikë la të vdekur 27 vjeçarin shqiptar.

Gjitashtu polica në Londër ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit për krimin me thikë ndaj shqiptarit.

Lexo edhe:  Pamje: Aksident mes dy veturave në Kijevë