Rrahje me shufër e skallper mes gjashtë personave në Prishtinë

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje që ndodhi dje në rrugën Rugova në Prishtinë.

Të përfshirët dyshohet të kenë përdorur edhe shufër metalike e skallper gjatë rrahjes.

Policia njofton se si pasojë e këtij rasti, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në ShSKUK.

“Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Hiqet ishulli i rrugës tek Katedralja në Prishtinë, Komuna ka një plan ta ndryshojë këtë pjesë