Rrahet brutalisht një 20-vjeçar në parkun e Lipjanit, i dyshuari shpallet në kërkim nga Policia

Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur të shtunën, te parku në Lipjan, në orët e pasdites. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar dhe për pasojë lëndime të rënda ka pësuar një 20 vjeçar.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Lipjanit. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e të miturit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër, i cili e kishte sulmuar brutalisht me grushte dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Pas trajtimit në Lipjan, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar trajtimin, ndërkohë që i dyshuari është shpallur në kërkim policor.

Lexo edhe:  Kjo është 12-vjeçarja nga Mitrovica që u plagos në Finlandë, është në gjendje të rëndë