Rrahje brutale në RTK, dhëndri i Hysni Ngucatit ia thyen hundët kamerierit të bufesë

Rreth orës 2000 të mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një rrahje brutale në Radio Televizionin e Kosovës, më konkretisht në bufenë e objektit të televizionit publik.

Një punëtoer i RTK-së e ka rrahur rëndë kamerierin e bufesë, i moshës 19- vjeçare, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke ia thyer hundën.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe ambulanca dhe 19-vjeçari është dërguar me urgjencë në QKUK.

Siç mëson KosovaNews është inxhinieri i RTK-së, Mirsad Bajraktari, i cili është edhe dhëndëri i ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Ngucatit.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj rrahje të rëndë në bufenë e Radio Televizionit të Kosovës.

Sulmuesi Mirsad Bajraktari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Nusja denoncon vjehrrën në Polici për dhunë psikike, thotë se s’do të jetojë me të