Liridon Kurti realizon “amanetin” e humanistit Mentor Merovci: Sot do shpërndahen hurme në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Vetëm disa orë para se të vdiste, humanisti vushtrriasi Mentor Merovci kishte bërë një postim një rrjetin sociale Facebook.

Ai kishte kishte dhënë një ide për të bërë “sevap” duke shpërndarë ujë dhe hurma në kohë iftarit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

Ndërsa aktivisti mitrovicas përmes një postimi ka njoftuar që sot do dalin në fshatin Pestovë dhe këtë “amanet” të Metorit ta realizojnë.

Postimi i plotë:

Thirrje për pjesëmarrje

Të dashur vëllezër!

Duke e njohur sinqeritetin e Abejës Mentor e dëshirën e tij të madhe për të kryer bamirësi, duke dashtë që këtë status të tij me e konsideru si amanet për neve shokët e tij, ne disa nga shokët e Islamic Relief Kosova kemi vendosur që sot më 14.03.2024 në orën 17:10 ta realizojmë këtë dëshirë të tij të fundit si sadaka për shpirtin e tij dhe në nderim të veprës së Abejës.

Ftojmë secilin prej juve që dëshiron të marrë pjesë të bashkohemi në Pestovë e ta realizojmë dëshirën e tij të fundit. Hurmet dhe uji tashmë janë siguruar nga ana jonë!

Zoti ju dashtë

Lexo edhe:  Arrestohet furrxhiu shqiptar, bashkë me bukët shiste dhe drogë