Rrahje brutale, 2 persona përfundojnë në Spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar në kryeqytet, ku njëri nga ta dyshohet që lëndimet t’i ketë marrë nga një mjet i mprehtë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  13:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare,  në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur hetimin në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Ferizaj vendos t’i pastrojë malet, po i shet drunjtë për dimër 18 euro për metër