Grabitja e armatosur në Suharekë: Njësia Speciale në aksion, bastiset argjendaria “Baraku” në Prishtinë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, janë duke kryer përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestuar ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Bastisjen e ka konfirmuar për teve1.info, prokurorja e rastit Ervehe Gashi.

Dy ditë më parë ishte kryer bastisjes në këtë argjendari e cila ndodhet në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Lexo edhe:  Ky është personi që u vra sot në Mitrovicë, publikohet fotografia