Rrahet keq personi që e goditi grusht Sali Berishën
Është arrestuar personi i cili në protestën e thirrur nga PD-ja e ka sulmuar me grusht kreun e saj, Sali Berisha.
Pas grushtimit të Berishës, turma e ka ndjekur pas sulmuesin duke e goditur po ashtu me grushte.
Sulmuesi është arrestuar nga policia.
Nga pamjet e publikuara, shihet se ai është në gjendje të rëndë.