Reshjet e borës, vetëm dje 79 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin kanë ndodhur 79 aksidente, por fatmirësisht asnjë nuk ka qenë me fatalitet.

Sipas Policisë, aksidente trafiku me të lënduar ishin 24, si dhe 55 aksidente me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka shqiptuar 892 tiketa.

Lexo edhe:  "Në vitin e parë të qeverisjes": Hamza zotohet për rritje të pagave deri në 50% dhe pensioneve deri në 70%