Reperi i njohur i del në mbështetje Elijonës

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka komunikuar me Prive By Liberta Spahiu pas deklaratave të Labinot Rexhës, i cili pretendoi se ia kishte siguruar fitoren.

Ai e mohoi këtë gjë kategorikisht duke thënë se Labi ‘nuk të jep as guri me e ça kryet’.

Në këtë bisedë, reperi është pyetur edhe për ecurinë e edicionit aktual dhe preferencën e tij për fituesin.

Stresi është shprehur se dëshiron që çmimin ta fitojë Elijona, duke u prekur nga historia e saj.

Ai u shpreh:

“Ishalla këtë vit e fiton një femër. Më ka prekur shumë realisht historia e asaj vajzës. Të humbësh nënën ke humb gjysmën e jetës. Gjysma e zemrës nuk është njësoj. Më vjen keq që po i përdoret familja e ndjerë. Dashtë Zoti dhe publiku, e gjithë shqiptaria e voton t’ia japin një shans asaj vajze për jetën e saj.”

Lexo edhe:  E dhimbshme: E dëshpëruar nga ndarja me bashkëshortin, 32-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës