Qytetari gjen goxha para në rrugë, bëhet “burrë i mirë” dhe i dorëzon në Polici

Ditën e djeshme, në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, një qytetar me inicialet S.P ka dorëzuar një portofol të gjetur, brenda të cilit kishte një shumë parash dhe dokumente personale.

Portofoli është proceduar sipas protokolleve zyrtare dhe më pas i është kthyer pronarit legjitim.

Policia ka vlerësuar gjestin human të qytetarit, duke shprehur falënderimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrektësinë që tregojnë qytetarët në raste të tilla.

Lexo edhe:  Policët po punojnë nga 12 orë, por iu jepet vetëm nga një shujtë ushqim