Një ditë para protestës së paralajmëruar, Mitrovica Veriore mbushet me flamuj të Serbisë

Një ditë para protestës së paralajmëruar, pjesa veriore e Mitrovicës është mbushur me flamuj të Serbisë.

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviq ka thënë se një gjë e tillë po bëhet edhe si shenj falendërimi për presidentin e Serbisë dhe ekipin e tij negociator që janë në kontakt të përditshëm me serbët në Kosovë.

Radojeviq ka thënë se Vuçiq është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe se “po jep mbështetje të madhe për serbët”.

“Me të, ne ndjehemi të lehtësuar në sfidat e radhës”, ka thënë Radojeviq.

Ndryshe, dje gjatë ditë Krerët e Listës Serbe kanë mbajtur konferencë bashkë me drejtorin e suspenduar të Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut. Goran Rakiq thotë se këtë adresim po e bëjnë pasi kanë folur “gjithë natën” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë suspendimi i drejtorit, i cili nuk deshi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për qortim të qytetarëve me targa ilegale, e ka mbushur kupën.

“Vendimi i Inspektoratit Policor për ta suspenduar drejtorin e Policisë rajonale të Mitrovices Veriut është pika që përmbys kupën dhe kjo mund të themi se bukfalisht është shkatërrim e marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Rakiq.

“Terrori të cilin Prishtina e ushtron këto javë e muaj, jo që nuk duam, por më nuk mundemi ta durojmë dhe këtë e kemi shprehur qartë edhe në takimin me Presidentin Vuciq”, thotë Rakiq.

Kreu i Listës Serbe thotë se do ta shqyrtojnë pozicionin e serbëve në institucione, pas suspendimit të drejtorit.

“Do të takohemi nesër me të gjithë udhëheqësit e institucioneve për të vendosur se si të vazhdojmë tutje. Me të gjithë që udhëheqin institucione, sidomos ata në Veri”, tha ai.

Lexo edhe:  U ndezën qirinjë për viktimat në Beograd, revoltohet Arbenita Ismajli: Marre, e keni knaq popullin tonë, veç kjo ju ka mbetë

“E ajo çfarë mund të them është se pasnesër [nesër] në orën 12:00, do të fillojmë me protestën e parë”, ka thënë Rakiq.

Pas këtij veprimi, mbrëmë vonë është nisur drejt Beogradit Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Ai ka treguar se ka qëndruar në Serbi ku ka zhvilluar një takim më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Dhuna duhet të shmanget. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak.