Reagon Ministria e Mbrojtjes pas deklaratave te Musliut se Maqedonci ka dhënë dorëheqje

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.

Lidhur me këtë ka reaguar, Ministria e Mbrojtjes duke demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka dhënë dorëheqje nga ushtrimi i detyrës së tij.

“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në reagimin e shkurtë të ministrisë.

Lexo edhe:  Vdes një punëtor i Trepçës, dyshohet se ka rënë nga një objekt