Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë

Humanisti kosovar Halil Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për lajmet rreth vdekjes së djalit të tij Uwejsit, raporton Gazeta 10.

Ai është shprehur se lajmet të cilat po qarkullojnë në media nuk janë të vërteta dhe se djali i tij gëzon një shëndet të mirë, si dhe ai i’u ka bërë thirrje organeve kompentente të merren me këtë çështje.

“Lajmi kinse ka vdekur Uwejsi eshte genjeshter! Qysh nga oret e hershme te mengjesit une, familja dhe i gjithe stafi i Shoqates kemi pranuar thirrje e mesazhe rreth lajmit qe eshte publikuar ne Tik Tok per kinse vdekjen e djalit tim Uwejsit. Ju informoj se duke e falenderuar Zotin Uwejsi eshte shendosh e mire njekohesishte ju bej thirrje organeve kompentente me u marr me ata te cilet kane publikuar kete lajm”, ka thënë Kastrati.

Lexo edhe:  Tiktokeri i famshëm Egzon Sahiti tregon detaje për veturat nga Koreja – A kaplohen lehtë nga zjarri? Pse Audi A6 kushton veç 13 mijë euro?