Reagimi i turpshëm i qytetarit për Bogujevcin: Gruaja që ka fëmijë jashtëmartesor, është lavire dhe e përdalë

Osman Çekaj është një qytetar që është bashkuar në reagimet kundër deklaratës së zonjës Saranda Bogujevci, deputete e VV-së, e cila tha se shkenca ia mundëson të mbetet burrë pa pasur nevojë për burrë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Çekaj, i cili ka studiuar për fenë islame në Arabinë Saudite (sipas profilit të tij). Ai ka shkruar se kushdo që me dëshirën e saj ka fëmijë jashtëmartesorë është lavire dhe e përdalë, duke e komentuar deklaratën e zonjës Bogujevci.

“Sipas Ligjit te Zotit ne te gjithe librat e shenjte, dhe me konsenzus te te gjithe qytetriemve njerezore ajo grua qe me deshiren e saj ka femije jashtemartesor eshte lavire dhe e pardale, ndersa femija i cili eshte fryt i nje lidhje jashtemartesore eshte bastard(koplit).” – shkroi ai.

Postimi i plotë këtu

Lexo edhe:  Punëtorët e Sektorit Privat protestojnë të premten, kërkojnë rritje të pagave