Një burrë 62-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Emergjencë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rahovec ku një person është gjetur i shtrirë në rrugë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima rreth 62 vjeç është gjetur i shtrirë në një rrugë i cili më pas është dërguar në QKMF në Rahovec pa shenja jete.

Ndërsa, pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Valë e re e reshjeve të shiut mbi Kosovë