Rasti tragjik në familjen Metaj: 45-vjeçari pësoi lëndime vdekjeprurëse pasi u bllokua nën frezën e traktorit

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën, në familjen Metaj në Shushicë të Ulët në Istog. 45-vjeçari Astrit Metaj vdiq tragjikisht, pasi mori lëndime të rënda derisa ishte duke punuar me traktor në një arë. Për vdekjen e tij ka njoftuar shkurtimisht edhe Policia, teksa kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

45-vjeçari vdiq pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë, ku edhe u konstatua vdekja e tij.

Siç merr vesh Sinjali, i ndjeri dyshohet se pësoi lëndime trupore pasi u bllokua nën frezën e traktorit, derisa disa dëshmitarë arritën t’i ndihmojnë dhe ta largojnë që aty.

Viktima u dërgua fillimisht në QKMF e më pas në spital, por fatkeqësisht s’mundi t’iu bëjë ballë plagëve të rënda që mori.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe trupi është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Policia inspekton sallonet e masazhave, mbyll 44 prej tyre