Djali i dehur rrah babain e tij në Pejë, dërgohet në mbajtje

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Pejë.

Sinjali mëson se 58-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor.

40-vjeçari I është nënshtruar testit të alkoolit ku ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërkohë që babai I tij gjatë dhënies së dëshmisë ka thënë se djali fillimisht ka ofenduar nënën e tij e më pas ai kishte dashur që të bisedojë me të por që ishte sulmuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim  që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet  se ka kryer veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm’.

 

Lexo edhe:  Ky është vendimi i Prokurorit për gjinekologun që u kap me familjarin e pacientit në Vushtrri