Rast tragjik: 39 vjeçari kosovar gjendet i vdekur disa orë pasi la veturën në afërsi të malit

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete, disa orë pasi e kishte lënë veturën në malet e Jezercit dhe nuk u bë më i gjallë.

Ky rast ka tronditur familjen, e cila u tmerrua pasi s’dihej asgjë për fatin e tij.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet pas disa orësh kërkime dhe vdekja e tij u konstatua nga mjekët.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende janë të panjohura, por ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë”.

Lexo edhe:  Tragjike: I riu nga Drenica që u zhduk qe disa ditë gjendet i vdekur në një bunar në pyll