Rast i rëndë për familjen Bogiqi në Komoran: 54-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Komoran, ku një 54-vjeçarit iu përkeqësua gjendja në mes të rrugës dhe fatkeqësisht u dërgua pa shenja jete në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Bogiqin,  vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në QKMF.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  “Selam boni Agronit se kom me ia q* gruan edhe nanën, kom me iu kallë krejtve”/ 53-vjeçari kërcënon pronarin dhe stafin e marketit QTA në Mitrovicë