Raportohet se cili dyshohet të jetë motivi që çoi te vrasja nga konflikti nënë e bir

U raportua më parë për një krim makabër që ka ndodhur në familjen Hyseni në Pejë, ku dyshohet se Urim Hyseni ia preu kokën me thikë nënës së tij e më pas ia piu edhe gjakun.

Burime e afërta me familjen Hyseni, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Këto burime, konnfirmuan se I dyshuari ishte I martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij. Megjithatë ky është vetëm version fillestar në lidhje me motivin e krimit makabër në Pejë, por ju mbetet autoriteteve të rendit që ta konfirmojnë motivin dhe rrethanat tjera që kulmuan me humbjen e jetës së një nëne të pafajshme.

Lexo edhe:  Reshje të mëdha të borës në rrugën Prizren-Prevallë, bllokohen makina të shumta